Boateng i bashkohet Trabzonit të Muçit

Futboll

Boateng i bashkohet Trabzonit të Muçit

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 11:15
Jerome Boateng

Jerome Boateng ka nisur një tjetër kapitull të historisë së tij në futboll.

Pasi fitoi gjithçka si futbollist, tani ish-mbrojtësi i Bayern-it dhe i Gjermanisë i është bashkuar Trabzonspor-it pasi do të jetë asistenti i trajnerit, Thomas Reis.

Eksperienca dhe karakteri i tij janë vlerësuar nga tekniku i ekipit turk, i cili kërkonte dikë përkrah të aftë për të adminstruar yje të nivelit të Mohamed Salah, Muçi, Fabinho dhe André Onana.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 konfirmoi zyrtarisht të martën emërimin e tij si ndihmëstrajner nën drejtimin e Thomas Reis, i cili e mori drejtimin e ekipit nga paraardhësi i tij, Fatih Tekke, në mesin e muajit shtator.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që jam pjesë e stafit teknik.

Për mua ka shumë rëndësi që të mësoj çdo ditë nga Thomas Reis dhe ekipi i tij,” shkroi në Instagram ish-futbollisti, tashmë 38-vjeçar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat