Në minutën e 78-të ndërpritet ndeshja për shkak të hedhjes së flakadanëve, Hajduku - Ajaxi!
“Torcida” ka shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes duke ndezur dhe hedhur flakadanë në stadium.
Tymi i dendur ka mbuluar fushën, duke bërë që dukshmëria të jetë pothuajse zero.
Në përputhje me protokollin e UEFA-s, futbollistët janë larguar nga fusha dhe kanë shkuar në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë, ‘Torcida’ vazhdon të hedhë edhe mjete piroteknike me shpërthime të forta, duke e mbajtur ndeshjen të ndërprerë.