Ilir Daja e thotë troç

Futboll

Ilir Daja e thotë troç

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 23:21
Ilir Daja

Dinamo do të përballet me Teutën ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”. Prag sfidës që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, foli për mediat trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Kemi një ndeshje të fortë nesër, duke parë që përballë kemi një kundërshtar që ka treguar stabilitet në këto javë të para dhe është kryesues i kampionatit. Duke respektuar kundërshtarin që kemi përballë, jemi të detyruar të rikthehemi te fitorja. Ne do të zbresim në fushën e lojës për të marrë maksimumin.

Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe lojtarët me të cilët kemi punuar këtë javë do të japin maksimumin.

Sot kemi zhvilluar seancën e fundit stërvitore. Lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë kanë punuar shumë mirë dhe shpresoj që skuadra të tregojë në fushën e lojës atë që kemi përgatitur me seriozitet gjatë seancave stërvitore”, tha Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat