Alvarez nuk harron Barçën

Futboll

Alvarez nuk harron Barçën

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 11:51
Julián Alvarez

Arsenali nuk ka më shpresë për të firmosur me Julián Alvarez pas lëvizjes më të fundit që ka bërë lojtari.

Sulmuesi i Atlético Madrid mbetet një nga objektivat kryesorë të Mikel Arteta-s, por zgjedhja e tij e agjentit të ri tregon shumë për për të ardhmen e palëve.

Argjentinasi është shumë afër firmës me Pablo Barqueron, agjentin që menaxhoi transferimin e Rodrit te Barça verën e kaluar.

Ky lajm ka ngjallur shqetësim brenda Arsenal-it.

Klubi londinez ka punuar për muaj të tërë mbi mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit argjentinas, por ata janë përballur përsëri me një pengesë të njohur: preferencën e lojtarit për të veshur ngjyrat e Barcelonës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat