Flick e nxjerr jashtë planeve

Futboll

Flick e nxjerr jashtë planeve

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 13:29
Alehandro Balde

Alehandro Balde është pranë largimit nga Barcelona.

Mbrojtësi i majtë ia ka komunikuar menaxherit të tij këtë dëshirë, duke qenë se gjatë këtij sezoni regjistron vetëm 10 minuta.

22 vjeçari u pengua nga dëmtimet në edicionin e kaluar, ndërsa tashmë është jashtë planeve të Flick.

Balde po shikon për një eksperiencë të re.

Shitja e tij pritet të vijë që në merkaton e dimrit, teksa kontrata i përfundon në verën e vitit 2028. Kujtojmë se më parë, pikërisht në sezonin 2024/25, Balde ishte titullar te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat