Jose Mourinho “thumbon” arbitrat

Futboll

Jose Mourinho “thumbon” arbitrat

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 11:11
Jose Mourinho dhe Vinicius Jr

Real Madrid do të përballet me Sevillan të dielën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të LaLiga-s.

Sfida e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu” do të nisë prej orës 20:45. Prag këtij dueli, ka folur për mediat trajneri i madrilenëve, Jose Mourinho, i cili u ndal edhe tek pezullimi i Vinicius Junior.

“E ardhmja e Vinit varet nga puna e palodhur; ai duhet të punojë më fort se ata që luajnë në çdo ndeshje.

Pa premtuar asgjë, pasi nuk më pëlqen të bëj premtime, mendoj se ai do ta nisë si titullar të mërkurën. Sa i përket dënimit me katër ndeshje, jam i kënaqur sepse mendova se do ta dënonin më shumë. Kisha përshtypjen se skenari i prapaskenave (axhenda e fshehur) do t'i shtonte edhe më shumë ndeshje pezullim”, tha Mourinho.

Kujtojmë se Vinicius nuk do të luajë as përballë Barcelonës në El Clasico, shtojmë këtu dhe dy sfidat e tjera me Racing Club dhe Valencian derisa dënimi të shlyhet.

Kartonin e kuq, sulmuesi e mori pasi tërhoqi për flokësh lojtarin kundërshtar të Villarreal, duke bërë që goli i shënuar prej tij të anulohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat