Chivu: Duhet të reagojmë

Futboll

Chivu: Duhet të reagojmë

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 11:39
Cristian Chivu

Cristian Chivu foli për humbjen e rëndë në Champions dhe rëndësinë e ndeshjes me Bologa:

“Duhet të pranojmë përgjegjësitë. Diçka nuk funksionoi, por disa gjëra i bëmë mirë.

Pas golit të dytë, gjithçka u shemb. Ishin dy ndeshje brenda së njëjtës.

Duhet të reagojmë, askush nuk na mëshiron, duhet të na vijë keq për veten.

Ndryshimi duhet të nisë nga unë, sepse jam përgjegjësi i parë. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona. Nuk duhet ta dramatizojmë një humbje në Champions. Na dhemb, por kundërshtari luajti mirë.

U rrëzuam psikologjikisht, nuk reaguam dhe vepruam emocionalisht, jo në mënyrë të organizuar. Duhet të përmirësojmë detajet, energjinë dhe komunikimin”.

Për Lautaron deklaroi: “Nuk jam mjek, por më thanë se do të rikthehet pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve”. Chivu vlerësoi edhe Bonny: “Është një sulmues i madh. E dimë sa vlen dhe do t’i vijë momenti të luajë titullar”.

Për Palladinon shtoi se ka krijuar një skuadër të organizuar, vertikale dhe me intensitet: “Nëse nuk fiton duelet dhe nuk vrapon, mund të hasësh vështirësi ndaj Bologna”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat