Struga Trim Lum fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës

Futboll

Struga Trim Lum fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2026 Në ora: 14:20
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka shënuar fitore si mysafire me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijës së Haraçinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Ligës së Parë të Maqedonisë.

Struga barazohet me pikë me Shkëndijën e Tetovës në pozitën e parë të tabelës. 

Të dyja skuadrat kanë nga 20 pikë, por Struga TL ka golaverazh më të mirë dhe do ta mbyllë ditën në vendin e parë, të paktën deri në ndeshjen e nesërme të tetovarëve.

Fituesi i këtij dueli u përcaktua që në pjesën e parë, kur Struga realizoi të dy golat.

Rezultatin e zhbllokoi Besmir Bojku në minutën e nëntë, me një goditje të saktë nga rreth 16 metra.

Në minutën e 26-të, Martin Todorov u ndëshkua me karton të kuq. Vetëm dy minuta më vonë, Marjan Radeski e shndërroi në gol penalltinë e akorduar, duke thelluar fitoren e skuadrës mysafire.

Në pjesën e dytë, struganët, me një lojtar më shumë në fushë, e kontrolluan me qetësi lojën. Ata krijuan edhe disa raste të tjera shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat