Cila është gjendja e Rafael Leaos?

Futboll

Cila është gjendja e Rafael Leaos?

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 15:07
Rafael Leao

Galatasaray ka bërë të ditur se gjendja e Rafael Leaos do të përcaktohet pas ekzaminimeve shtesë që do të kryhen gjatë ditës së nesërme.

Sipas gazetës turke, “Hurriyet” sulmuesi portugez u lëndua në ndeshjen ndaj Gençlerbirligit, pasi u inkuadrua në lojë dhe u detyrua të largohej nga fusha vetëm 16 minuta më vonë.

Sipas njoftimit të klubit turk, te Leao është konstatuar një tendosje e muskulit të ijës, ndërsa futbollisti e ka kaluar ditën duke marrë trajtim mjekësor.

Në komunikatën zyrtare, Galatasaray bëri të ditur se lëndimi ndodhi në minutën e 77-të të ndeshjes, pas një dueli në fushë.

“Gjendja e saktë e lojtarit tonë do të bëhet e ditur pas ekzaminimeve shtesë që do të kryhen gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat