Futbollisti shqiptar shënon për Luganon

Futboll

Futbollisti shqiptar shënon për Luganon

Nga: K.Goca Më: 18 tetor 2026 Në ora: 17:28
Ezgjan Alioski

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski ka treguar lojë të mirë me fanellën e Luganos, duke shënuar në fitoren e thellë me rezultat 4:0 ndaj ekipit Pully.

Vendasit ishin të pafuqishëm përballë Luganos dominuese.

Ezgjan Alioski, reprezentues i Maqedonisë së Veriut, shënoi golin e dytë në kuadër të raundit të 32-të të Kupës së Zvicrës.

Lugano kualifikohet në raundin tjetër të Kupës. Alioski, në rolin e kapitenit të skuadrës, realizoi nga penalltia në minutën e 19-të, duke e thelluar epërsinë e Luganos në 0:2.

Pully Football – Lugano 0:4
Shikues: 1,579
Shënues: 5’ Marques, 19’ – nga penalltia Alioski, 45’ autogol Beausire, 57’ Marques.
Pully Football: Frangioni; Saldini, Clerc, Boillot, Chavanne, Pinheiro (55’ Parra); Mast (69’ Bogeski), Comisetti (55’ Benelhadj), Beausire, Lüdi (80’ Mehraz); Isabella (55’ D’Aquino).
FC Lugano: Gebhardt; Marques (80’ Karimov), Kelvin, Bichsel; Alioski, Zanotti (57’ Carbone), Kendouci, Pihlström (57’ Ajdin); B. Castro (72’ Cimignani), Moncada (72’ Albian Ajeti); Behrens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat