Skuadra e Comos i dha fund ecurisë prej tri ndeshjesh pa fitore duke mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3:1 në transfertë.
Përballja e zhvilluar në stadiumin “Artemio Franchi” nisi mjaft mirë për djemtë e Cesc Fabregas.
Mesfushori Liberali zhbllokoi takimin në minutën e 30-të me një goditje të saktë me të majtën. Vetëm katër minuta më vonë, Paz dyfishoi shifrat për mysafirët përmes një goditjeje të fortë me kokë.
Fiorentina ngushtoi distancën me Marin Pongracic, por një gol tjetër i tij në shtesë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, sulmuesi Douvikas realizoi golin e tretë pas një veprimi individual duke mposhtur portierin David de Gea. Pavarësisht përpjekjeve të Alieu Njie dhe Nicolo Fagiolit në fund, vjollcët nuk arritën të ndryshonin fatin e sfidës.
Falë këtij triumfi, Como ngjitet në katërshen e parë të Serie A, ndërsa Fiorentina zhytet në vendin e 19-të të renditjes.