Kombëtarja U-15, Shqipëria luan miqësore me Hungarinë më 28 tetor

Futboll

Kombëtarja U-15, Shqipëria luan miqësore me Hungarinë më 28 tetor

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Kombëtarja U-15, Shqipëria luan miqësore me Hungarinë më 28 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”!

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Hungarisë U-15, në kuadër të përgatitjeve dhe aktivitetit të saj ndërkombëtar.

Takimi do të luhet më 28 tetor, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Kjo miqësore do t’i shërbejë skuadrës kuqezi për të vijuar punën në kuadër të zhvillimit të lojtarëve të rinj dhe për të fituar më shumë eksperiencë në përballjet ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat