Synohet fitorja

Futboll

Synohet fitorja

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 19:26
Juventus

Juventus kërkon të rikthehet te suksesi dhe do të luajë në Europa League pas humbjes së hidhur të pësuar ndaj Lazios në kampionat.

Skuadra e Luciano Spallettit do të presë në stadiumin “Allianz” ekipin e Rennes me objektivin për të konsoliduar kreun e grupit.

Tekniku toskan, ndonëse gëzon besimin e drejtuesve, pritet të bëjë disa ndryshime taktike në formacion. Mbrojtja mund të rreshtohet me tre lojtarë, ku Gatti dhe Kelly shihen në fushë nga minuta e parë krah Kalulu-t.

Mbrojtësi Bremer mund ta nisë nga pankina pas përplasjes me fjalë që pati me trajnerin pas ndeshjes me Lazion. Në mesfushë parashikohet rikthimi i Koopmeiners nga minuta e parë, ndërsa McKennie mund të mbajë shiritin e kapitenit.

Mungesat e Conceiçao, Yildiz dhe Zhegrovës kanë detyruar Spallettin të luajë me një sulm të dyfishtë me Woltemade dhe Kolo Muani.

Prapa dy sulmuesve pritet të veprojë Nico Gonzalez, ndërsa i rikthyeri Boga do të jetë i gatshëm në stol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat