Përmes një “story” të fundit në rrjetet sociale, sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka ndarë një mesazh të “koduar”, pa një adresim specifik, me frazën:
“Të mos më respektosh dhe të presësh që unë të respektoj ty, është çmenduri”.
E qartë se kundër kujt e ka këtë mesazh “thumbues” bomberi i Trabzonspor.
Në ndeshjet e fundit me ekipin nga Superliga turke, 25-vjeçari pogradecar është kthyer në protagonist me gola, asist dhe paraqitje të nivelit të lartë.