Galatasaray ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Lillen me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja dhuroi spektakël dhe gjashtë gola, duke kënaqur të gjithë tifozët e pranishëm.
Skuadra turke kaloi në epërsi që në minutën e dytë, kur Akgun shënoi për 0:1.
Megjithatë, Lille reagoi dhe Diaoune realizoi dy herë, në minutat 7 dhe 39, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase.
Galatasaray nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehej në lojë. Në minutën e 44-t, Batrakov shënoi për barazimin 2:2, ndërsa në minutën e 52-të, një autogol i Ozerit i dha epërsinë skuadrës turke.
Fitoren e Galatasarayt e vulosi Victor Osimhen, i cili shënoi në minutën e 61-të për rezultatin përfundimtar 4:2.
Me këtë fitore, Galatasaray merr tri pikë të rëndësishme në garën evropiane, ndërsa Lille mbetet pa pikë.