Shkëndija e Haraçinës do pikë në Kratovë

Futboll

Shkëndija e Haraçinës do pikë në Kratovë

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 12:21
Shkëndija e Haraçinës

Me ndeshjen ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës së Haraçinës, e cila zhvillohet sot nga ora 14:00 në Kratovë, hapet java e 11-të e Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Pas fitores në xhiron e kaluar në udhëtim kundër Bashkimit, skuadra e drejtuar nga Aleksandar Vasoski synon një tjetër triumf, me qëllim që të afrohet me ekipet kryesuese në tabelë.

Nga ana tjetër, Shkëndija e Haraçinës vjen pas humbjes në shtëpi kundër Strugës TL, prandaj dëshira për të marrë pikë në ndeshjen e sotme është e pashmangshme.

Ndeshjet e tjera të javës së 11-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen gjatë kësaj fundjave.

Derbi ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit do të luhet nesër në Gostivar, duke filluar nga ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat