Tjetër problem për Spallettin

Futboll

Tjetër problem për Spallettin

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 13:42
Zeki Celik

Ndeshja kundër Rennes rrezikon të shtojë numrin e lojtarëve në infermierinë e Juventus.

I dëmtuari i radhës është Zeki Celik, një lojtar krahu që është aktivizuar në çdo ndeshje nga trajneri Luciano Spalletti, si në kampionat ashtu edhe në Europa League.

Në ndeshjeen e luajtur dje, turku u zëvendësua në pushimin e ndeshjes për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshë (vendin e tij e zuri Kalulu). Siç e pranoi vetë Spalletti, ka pak gjasa që ai të jetë gati për përballjen e së dielës kundër Lecce.

“Ai ndjeu një shqetësim dhe tha se u ndal menjëherë, por e kam të vështirë të besoj se do të rikuperohet brenda dy ditësh”, tha Spalletti.

Megjithatë, shumëçka do të varet nga kontrollet mjekësore të cilave ish-lojtari i Romës do t’u nënshtrohet sot në “JMedical”. Juventus do të përballet me Lecce në Serie A këtë të diel, në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat