Emri i Antonio Contes është përfolur shumë ditëve të fundit.
Italiani, i cili është i papunë pas largimit nga Napoli është lidhur me rikthim në Premierligë, më saktësisht te Manchester Unitedi, e cila po përballet me krizë rezultatesh.
Mirëpo ishte vetë Conte ai që mohoi kontaktet me ndonjë klub për t’u emëruar diku në këtë kohë, duke thënë se do i analizojë mundësitë se si të bëjë rikthimin.
“Emri im është lidhur me klube të shumta, por aktualisht nuk ka negociata në një fazë të avancuar.
Pas një periudhe të mrekullueshme dhe të suksesshme në krye të Napolit, do të marrë kohën që më duhet për të shqyrtuar se si dhe kur të kthehem në menaxhim.
Do të jetë një vendim i menduar me kujdes, një vendim që do ta marr kur të besoj se kushtet janë të përshtatshme.
Kam lexuar raportet e kërkesave financiare dhe kërkesave për kontroll të plotë që supozohet se u kam bërë klubeve të përmendura, si dhe rezervat në lidhje me atë që është përshkruar si “personaliteti im i fortë”
. Këto raporte janë të pabaza, pasi aktualisht nuk ka bazë konkrete për vlerësime të tilla. Nëse lind një mundësi konkrete, kjo do të jetë koha për të zhvilluar diskutime me klubin përkatës dhe për të shqyrtuar së bashku kushtet e një marrëveshjeje të mundshme, duke marrë parasysh nevojat e të dyja palëve dhe cilësitë dhe qasjen që përcaktojnë punën time si menaxher. Deri atëherë, çdo supozim në lidhje me kërkesat e mia dhe të ardhmen time profesionale mbetet spekulim dhe nuk mund të trajtohet si fakt”, u shpreh Conte.
Në ecurinë e tij të fundit, Conte pati sukses me Napolin duke fituar titullin dhe Superkupën Italiane në vitin 2025.