Carlos Augusto po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një lojtar kryesor te skuadra e Interit.
Me katër gola dhe dy asistime këtë sezon, vetëm Lautaro Martínez ka bërë më mirë se ai te zikaltrit.
Paraqitjet e tij bindëse kanë bërë që drejtuesit e klubit të përpiqen të mbyllin sa më shpejt rinovimin e kontratës. Vetë futbollisti brazilian konfirmoi ditë më parë se bisedimet po ecin në rrugën e mbarë.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja e re pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Kontrata e re do ta mbajë mbrojtësin e majtë te Interi deri në verën e vitit 2031.
Gjithashtu, paga e tij do të pësojë një rritje të ndjeshme nga 2.2 në 3.5 milionë euro në sezon plus bonuset.