Balaj optimist para Klasikes

Futboll

Balaj optimist para Klasikes

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 19:03
Bekim Balaj

Bekim Balaj do të jetë kryefjalë e Klasikes Vllaznia – Tirana, në kuadrin e javës së 8-të të Superiores.

Sulmuesi shkodran ka luajtur për të dyja ekipet, ndërsa tashmë është kapiten te kuqeblutë.

35-vjeçari është shprehur i bindur se Vllaznia do të bëjë gjithçka për të marrë fitoren dhe 3 pikët, ndërsa, sipas tij, renditja nuk është tregues në ndeshje të tilla.

“Ndeshje të tilla si kjo mes Vllaznisë dhe Tiranës, asnjëherë nuk janë të varura nga pozicionet e tyre në renditje. Tirana vërtet që në këto momente është paksa më mirë se ne, por luajmë në Shkodër dhe po futemi në fushë për të marrë maksimumin”, fjalët e Balajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat