Ardian Ismajli po shfrytëzon mundësinë e krijuar në mbrojtjen e Torinos për të fituar më shumë hapësira në planet e trajnerit Ignazio Abate.
Qendërmbrojtësi shqiptar është rikthyer në formacion pas dëmtimit të Rikardo Rodriguez dhe ka dhënë sinjale pozitive në ndeshjen e fundit ndaj Parmës, ku skuadra torineze triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.
Pas një fillimi sezoni në të cilin nuk ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e trajnerit, Ismajli duket se ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur mundësinë e dhënë. Me paraqitjen e tij, ai tregoi siguri në repartin defensiv dhe aftësi për të organizuar mbrojtjen, uke konfirmuar se mund të jetë një alternativë e rëndësishme për Abaten.
Trajneri i Torinos ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit shqiptar, duke vënë në dukje progresin e tij, veçanërisht në lojën me topin.
“Ismajli zhvilloi një ndeshje të madhe me topin dhe po përmirësohet dita-ditës”, u shpreh Abate, duke nënvizuar rëndësinë e punës së përditshme dhe të përshtatjes së karakteristikave të lojtarëve për të gjetur ekuilibrin e duhur në skuadër.