Glen Daja me “dorë të hekurt”!
Elbasani me trajnerin e ri, Glen Daja, do të “përplaset” në vigjilje të javës së 8-të në Abissnet Superiore karshi Teutës në “Niko Dovana” të Durrësit.
Trajneri i vendasve, Edlir Tetova, ka vendosur të lërë në stol “bishën” e sulmit, Mmesoma Umejiego. Nga krahu tjetër, Glen Daja në drejtimin e verdhebluve të Elbasanit ka marrë vendimin e papritur për titullarin Rubin Hebaj, stolin.
Bregdetarët synojnë vazhdimin me formën mbresëlënëse pas 7 javësh në krye të kampionatit, kurse Elbasani e shikon fitoren si opsionin e vetëm për të dalë nga “ujërat e turbullta”.