Luis Diaz pati një mbrëmje për tu harruar të mërkurën në mbrëmje ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Pasi u aktivizua në minutën e 68, paraqitja e anësorit përfundoi disa minuta përpara vërshëllimës së fundit për shkak të një dëmtimi.
“Shpresoj që të dy dëmtimet të kenë një kohëzgjatje të ngjashme
. Pra, të mos zgjasin shumë, ndoshta më pak se një javë”, deklaroi trajneri Vinsent Kompani.
Tashmë është konfirmuar diagnoza për këtë të fundit, të cilën klubi bavarez e bëri publike përmes kanaleve të tij zyrtare.
Kolumbiani “pësoi një çarje të lehtë muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë”, njoftoi Bajerni.
“Ky është rezultati i ekzaminimeve të kryera nga departamenti mjekësor i Bajernit. Për këtë arsye, sulmuesi do të mungoj për një periudhë të pacaktuar”.