Rrëfimi tronditës i tifozit të plagosur!

Futboll

Rrëfimi tronditës i tifozit të plagosur!

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 13:07
Erjon Vishkulli në spital

Erjon Vishkulli po vazhdon të përjetojë dhimbje dhe momente të vështira, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve në spital, pas goditjes me plumb gome që mori në syrin e majtë, ndërsa u gjend dje mes studentëve protestues.

Në një intervistë të dhënë para pak minutash për gazetarin e “TCH”, Endi Tufa, tifozi i Kombëtares “zbërthen” gjithë kronologjinë e ngjarjes që çoi në këtë pasojë të rëndë, e cila mund të shkojë deri te më e keqja, humbja e shikimit në syrin e majtë.

“Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë.

Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë. Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy. Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje. Shqipëria është e jona”, e mbylli prononcimin Vishkulli, i cili është tifoz i “flaktë” i Kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat