Liverpooli dhe Trent Alexander-Arnold nuk e kanë në plan ribashkimin gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e mbrojtësit anglez.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili aktualisht është pjesë e Real Madridit, po përballet me vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në skuadrën madrilene, duke nxitur raportime për një rikthim të mundshëm në “Anfield”.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit të mediave sportive, as Liverpooli dhe as vetë lojtari nuk janë të interesuar për një ribashkim në afatin kalimtar të janarit. Gazetari Pete O’Rourke ka raportuar më herët se Liverpooli nuk është i interesuar për transferimin e 28-vjeçarit, ndërsa eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ka bërë të ditur se futbollisti nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi në këtë fazë.
Jo, jo në janar”, ka deklaruar Balague në një prononcim për “talkSPORT”.
Sipas tij, lojtari është i vetëdijshëm për konkurrencën e madhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ku përpara tij janë edhe futbollistë të tjerë, por synon të vazhdojë të luftojë për një vend në formacion.
Alexander-Arnold u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar Real Madridit, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë rolin e pritshëm në ekipin spanjoll.