Neymar mund të dënohet deri në gjashtë ndeshje pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen e Santosit ndaj Bahias, e cila përfundoi 1-1.
Sulmuesi brazilian u ndëshkua pasi mbuloi gojën me dorë gjatë një debati me Rodrigo Nestorin, në një rast që lidhet me rregullin e njohur si “rregulli Vinicius Junior”.
Nestor e akuzoi Neymarin për mungesë respekti, ndërsa futbollisti i Santosit mohoi se e kishte fyer dhe pranoi se kishte gabuar duke mbuluar gojën.
Sipas ESPN-së, çështja do të shqyrtohet nga organet disiplinore të Brazilit.
Seanca dëgjimore është paraparë për të mërkurën, ndërsa një pezullim maksimal do ta linte Neymarin jashtë pjesës së mbetur të sezonit, me gjashtë ndeshje të kampionatit ende për t’u zhvilluar.