Besëlidhja ka fituar thellë 5-2 ndaj Sopotit, Pogradeci është ndalur në barazim pa gola me Orikun .
Në rezultatet e tjera, Kukësi ka përfituar pasi mposhti 1-0 Kastriotin, ndërsa merr dhe vendin e parë. Paralelisht, edhe Besa u ndal në 0-0 me Bylisin, ndërsa Korabi mposhti 1-0 Burrelin.
Nga pikëpamja e klasifikimit, momentalisht Kukësi ndodhet në kuotën e 15 pikëve, një më shumë se Besa dhe Pogradeci.
Sakaq, lufta për mbijetesë duket e shpërndarë mes Sopotit, Burrelit dhe Kastriotit. Më poshtë do të njiheni me rezultatet dhe për golashënuesit.
REZULTATET:
Kukësi 1-0 Kastrioti (De Mattos 58')
Korabi 1-0 Burreli (Morina 76')
Bylis 0-0 Besa
Besëlidhja 5-2 Sopoti (Alidema 41', 55', 64', Akansase 90'/ Aminu 23', 76')
Pogradeci 0-0 Oriku