Një situatë e pazakontë

Futboll

Një situatë e pazakontë

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 18:02
Pamje

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Ligën e Kampionëve të Gjirit, pasi Al-Ettifaq nuk është paraqitur për ndeshjen e planifikuar ndaj një skuadre irakiane, duke mos udhëtuar fare drejt Irakut.

Takimi ishte paraparë të zhvillohej sot në orën 17:30, por ekipi saudit nuk u paraqit në stadium. Al-Ettifaq bëri të ditur përmes një komunikate se ia kishte shpjeguar arsyet e këtij vendimi Federatës së Futbollit të Gjirit dhe

Situatë e pazakontë, skuadra e Bersant Celinës nuk paraqitet në fushë dhe humb ndeshjen me rezultat zyrtar?!

kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes, por sipas klubit, nuk kishte marrë përgjigje.

Ndërkohë, skuadra irakiane dhe gjyqtarët u paraqitën në stadium në orarin e caktuar.

Pas pritjes së ekipit mysafir, arbitri sinjalizoi mosparaqitjen e Al-Ettifaqut.

Sipas raportimeve, ndeshja pritet t’i regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të klubit irakian.

Megjithatë, mbetet të shihet vendimi përfundimtar i organizatorëve dhe nëse ndaj skuadrës saudite do të shqiptohen masa të tjera disiplinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat