Karton i kuq për Ilir Dajën

Futboll

Karton i kuq për Ilir Dajën

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 15:25
Ilir Daja

Tirana - Dinamo,gjithçka nisi me kartonin e kuq për Rifa, në minutën e 27-të.

Pak çaste më vonë, i tensionuar, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, nuk mundi të qetësohej, aq sa kryesori Enea Jorgji e ndëshkoi me karton të verdhë.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Protestat dhe “fërkimet” mes Dajës dhe arbitrit të 4-të bënë që Jorgji të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për “timonierin” e dinamovitëve, e përkthyer me përjashtimin nga pankina, minuta e 40-të.

Teksa po largohej, Ilir Daja ishte gati të përleshej me arbitrin e 4-të, por ndërhyrja e forcave të sigurisë vendosi qetësinë. Në fraksion të parë loje, me të kuq doli edhe përgatitësi atletik i Dinamos, Dodaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat