Kriza e Barcelonës thellohet

Futboll

Kriza e Barcelonës thellohet

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 15:28
Hansi Flick

Problemet te Barcelona po shtohen. Jules Kounde nuk pritet të rikthehet për ndeshjen e së shtunës kundër Alavesit, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës.

Mungesa e francezit e rëndon edhe më shumë situatën e Hansi Flickut, i cili nuk mund të llogarisë as në Eric Garcian, Andreas Christensenin dhe Xavi Espartin.

Kështu, Barcelona mbetet me vetëm katër mbrojtës të ekipit të parë në dispozicion: Joao Cancelo, Pau Cubarsi, Gerard Martin dhe Alejandro Balde.

Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, katalanasit kërkojnë reagim, por kriza e dëmtimeve po ia vështirëson punën trajnerit gjerman. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat