Eljon Sota në “lot”

Futboll

Eljon Sota në “lot”

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 20:10
Momenti kur shoqërohet Eljon Sota me barrelë

Ndeshja mes Egnatias dhe Teutës prodhoi një moment të frikshëm në fushë, ku protagonist u bë mbrojtësi Eljon Sota.

Mbrojtësi i rrogozhinasve pësoi një dëmtim të rëndë teksa po përpiqte të ndiqte aksionin.

E gjithë skena ndodhi pas minutës së 48-të, ku ndeshja u ndërpre për disa minuta, ku stafi mjekësor u fut menjëherë në fushë për t’i ardhur në ndihmë lojtarit.

Duke marrë në konsideratë dhe shkallën e dëmtimit, pritet që mungesa e Sotës do të jetë e gjatë, ndërsa lojtari me gjasë ka mbyllur edhe vitin.

Një tjetër lajm i keq ky për Nevil Deden, i cili krahas axhendës së ngjeshur të kalendarit të ndeshjeve, i duhet të vuajë dhe pasojat e dëmtimeve. Rasti i fundit i Eneo Bitrit që mungoi për disa javë, ndërsa Soumalia Bakayoko vijon të jetë jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat