Llapi – Prishtina, 11-shet startuese

Futboll

Llapi – Prishtina, 11-shet startuese

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 12:32
Llapi – Prishtina

Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin e javës së 12-të Superligën e Kosovës, ku Llapi dhe Prishtina përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja Llapi-Prishtina zhvillohet nga ora 13:00, ndërsa në ndeshjen tjetër, Drita do të përballet me Vushtrrinë. Skuadra gjilanase do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të arkëtuar pikët e plota, ndërsa mysafirët synojnë të befasojnë në këtë udhëtim të vështirë.

Të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme në këtë përballje, e cila pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Laroshi, Aliu, Ajvazi, Jaha, Hasani, Emini, Ademi, Kluskens, Blakçori, Kolgeci, Yahaya.

Prishtina: Iljazi, Zguro, Poçi, Llugiqi, Kryeziu, Baftiu, Halili, Diatta, Saletic, Ahmeti, Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat