Jeton Beqiri dhe skuadra e tij, Gabala, kanë marrë një pikë të madhe në përballjen me Qarabagun, pasi në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi barazuan 0:0 ndaj njërit prej klubeve më të forta në Azerbajxhan.
Trajneri shqiptar arriti ta ndalë skuadrën favorite në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit të Azerbajxhanit.
Gabala zhvilloi një lojë të disiplinuar dhe nuk e lejoi Qarabagun ta impononte lojën e tij. Mysafirët kishin më shumë posedim të topit, por nuk arritën që epërsinë në fushë ta konkretizonin me gol.
Për Beqirin, ky është një rezultat i rëndësishëm, pasi Gabala tashmë ka regjistruar dy ndeshje radhazi pa humbje dhe gradualisht po largohet nga fundi i tabelës.