Jose Mourinho thyen heshtjen

Futboll

Jose Mourinho thyen heshtjen

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 12:33
Jose Mourinho e Kylian Mbappe

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka vlerësuar reagimin e Kylian Mbappe-s tij “shumë dinjitoz”, dhe klubin për mënyrën se si e kanë menaxhuar një polemikë të fundit që lidhet me tregun kinez.

Kapiteni i Francës u përball me reagime të ashpra dhe humbi marrëveshje fitimprurëse komerciale, pasi bëri komente lidhur me ish-udhëheqësin kinez, Mao Ce Dun.

Futbollisti francez e quajti Mao-n diktator, gjë që shkaktoi menjëherë pasoja të rënda në tregun fitimprurës kinez.

Duke folur përpara ndeshjes së ardhshme të Madridit kundër Racing Santander, strategu portugez shprehu kënaqësinë e tij për mënyrën se si u menaxhua situata.

“Këto janë rreziqet e botës së sotme, ku shpeshherë gjëja më e mirë që mund të bësh është të mos e hapësh gojën.

 Sepse ka rreziqe në shumë gjëra që thua apo për të cilat komenton,” deklaroi Mourinho, sipas agjencisë Reuters!

Pasojat financiare për Mbappen kanë qenë të rënda, pasi disa marka të mëdha kineze i kanë ndërprerë menjëherë marrëdhëniet me yllin e futbollit!

Madje, transmetuesi shtetëror “Migu” ka vendosur ta heqë nga programi televiziv ndeshjen e ardhshme të Madridit në kampionatin vendas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat