Bledi Shkëmbi sërish më i mirë i javës 

Futboll

Bledi Shkëmbi sërish më i mirë i javës 

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 20:06
Bledi Shkëmbi, trajner i Struga Trim Lum

Pa asnjë dilemë se kush është trajneri i javës së 12-të në Maqedoninë e Veriut në futboll. Natyrisht, ky është trajneri i skuadrës shqiptare Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi.

Trajneri i Struga Trim Lum edhe një herë dëshmoi se e njeh shumë mirë profesionin e tij, dhe këtë e bëri pikërisht në stadiumin e kampionit.

Sipas mediumit maqedonas “Sportsport”, me një taktikë adekuate, analizë të shkëlqyer të kundërshtarit dhe, natyrisht, përzgjedhje shumë të mirë të futbollistëve, Shkëmbi arriti ta mposhtë Vardarin me rezultat 0:1 dhe të sigurojë tri pikë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Me këtë fitore tashmë është e qartë se Struga Trim Lum ka ambicie shumë të mëdha edhe këtë sezon.

Skuadra ka një ekip të mirë, një trajner të mirë dhe po dëshmon se i ka nxjerrë mësimet nga gabimet e sezonit të kaluar.

Dhe kur është kështu, atëherë asgjë nuk është e pamundur për skuadrën e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat