Galatasaray ka siguruar tri pikë të rëndësishme në Stamboll, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Stuttgartin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.
Skuadra gjermane nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në këtë udhëtim, duke u kthyer duarbosh nga Stambolli.
Protagonisti kryesor i takimit ishte Alexey Batrakov, i cili realizoi dy gola brenda vetëm tri minutash.
Në minutën e 12-të, Batrakov përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë të portës, duke kaluar Galatasarayn në epërsi.
Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 15-të, sulmuesi rus realizoi edhe golin e dytë. Davinson Sánchez dha një pasim të shkëlqyer në thellësi, ndërsa Batrakov reagoi shpejt, i doli përpara portierit dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës.
Sa i përket renditjes, Stuttgarti zë vendin e tetë me shtatë pikë, ndërsa Galatasaray renditet në pozitën e 14-të me gjashtë pikë, një më pak se skuadra gjermane.