Ribeiro largohet nga Bashkimi!

Futboll

Ribeiro largohet nga Bashkimi!

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 19:16
Luis Ribeiro nuk është pjesë e skuadrës nga Kumanova

Problem i madh për të gjithë te Bashkimi nga Kumanova. 

Kjo pasi skuadra nga Kumanova ka mbetur pa futbollistin e saj më të mirë. 

Luis Ribeiro ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se po largohet nga skuadra e Superligës së Maqedonisë së Veriut, duke i falënderuar njëkohësisht tifozët e klubit për mbështetjen e deritanishme.

Është e qartë se ky është një goditje e madhe për Bashkimin dhe ambiciet e tij, të cilat lidhen me sigurimin e mbijetesës në elitën e futbollit.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga vetë klubi. Ndërkohë, Ribeiro nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të hollësishëm për vendimin e tij, përveçse ka bërë të ditur se largimi ka ardhur për arsye personale.

Ndryshe, portugezi, i cili posedon edhe pasaportë gjermane, fillimisht ka luajtur në Maqedoninë e Veriut për Shkupin, përpara se të transferohej te Bashkimi i Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat