Kombëtarja e Kosovës në futsall ka zhvilluar sonte stërvitjen e fundit para përballjes me Italinë, në kuadër të “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.
Gjatë katër ditëve të fundit, Dardanët kanë zhvilluar përgatitje intensive, duke punuar në të gjitha aspektet për këtë sfidë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.
Lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë gati për ndeshjen dhe presin mbështetjen e madhe të tifozëve nesër mbrëma, në mënyrë që së bashku të synojnë një tjetër fitore në këtë fazë të kualifikimeve.
Kosovë – Itali
6 nëntor
20:00
Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë
Të gjithë së bashku për Dardanët!