Roma përballet me probleme të reja me lëndimet e futbollistëve.
Mbrojtësi i djathtë, Devyne Rensch, do të mungojë për rreth tri javë, pasi ekzaminimet e fundit mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim të muskulit aduktor në këmbën e djathtë.
Mbrojtësi holandez u lëndua gjatë ndeshjes së javës së kaluar kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve dhe tani e pret një periudhë rehabilitimi.
Megjithatë, trajneri i Romës ka marrë edhe lajme të mira para ndeshjes së së shtunës kundër Sassuolos në Serie A.
Në dispozicion të skuadrës pritet të rikthehen dy futbollistë të rëndësishëm, Paulo Dybala dhe Manu Koné, të cilët kanë lënë pas lëndimet dhe do të jenë të gatshëm për paraqitje.