Danks bind Bayernin me punën e tij

Futboll

Danks bind Bayernin me punën e tij

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 14:48
Trajneri Danks

Vinsent Kompani po rikuperohet në shtëpi, ndërsa shembja e trajnerit të Bajernit ndodhi dy javë më parë.

Që prej asaj kohe, Danks ka marrë përsipër detyrën e trajnerit të përkohshëm dhe, deri më tani, ka bërë një punë thuajse të shkëlqyer.

Sigurisht, barazimi i pësuar në minutat e fundit ndaj Dortmundit ishte zhgënjyes, por përtej kësaj, skuadra e tij arriti të fitonte me paraqitje mbresëlënëse ndeshjet e vështira në transfertë ndaj Frajburgut dhe, së fundmi, Atletikos.

Transferimi i radhës është programuar tashmë për të shtunën, por pas ndeshjes në transfertë ndaj Mainzit, Danks do të udhëtoj fillimisht drejt Anglisë për të kaluar kohë me familjen e tij.

“Mezi po e pres këtë pushim”, pranon ai sinqerisht. Kohët e fundit, detyrat nuk i kanë munguar: roli disi i ndryshuar në stërvitje dhe në vijën anësore, intervistat e vazhdueshme para dhe pas ndeshjeve, si dhe vëmendja e pandërprerë e mediave. “Jam një person që dëshiron të mësoj dhe të përmirësohet, ndaj kjo ishte një sfidë shumë e mirë për mua dhe për aftësitë e mia drejtuese”, shpjegon Danks.

“Megjithatë, rrethanat nuk ishin ato që do të kisha dëshiruar. Prandaj, nuk mund të them se isha i lumtur për këtë mundësi. Por mendoj se e përballova mirë situatën dhe mësova shumë për veten time.

Pjesën më të madhe të asaj që kam mësuar, e kam mësuar nga lojtarët, nga mentaliteti i tyre dhe mënyra se si ata e nisin çdo ditë. Nga mënyra se si janë bashkuar si grup për të mbështetur njëritjetrin gjatë kësaj periudhe të vështirë. Karakteri, qëndrueshmëria dhe shpirti i tyre luftarak më kanë frymëzuar. Gjithashtu, më kanë treguar se çfarë kërkohet për të performuar në nivelin më të lartë”, shton Danks.

Në klubin bavarez nuk ka asnjë shqetësim. “E dimë se jemi në një pozicion shumë të mirë me Aronin dhe pjesën tjetër të stafit teknik”, shprehet drejtori sportiv Frojnd. “Nuk kemi pasur ] asnjë shqetësim.

E dimë gjithashtu se çfarë skuadre kemi, cilat janë parimet që janë zbatuar dhe zhvilluar gjatë dy viteve e gjysmë të fundit. Në këtë drejtim, nuk ka ndryshuar shumë.

Për ne si klub, është një ndjesi shumë e mirë të kemi njerëz të tillë në prapaskenë, të cilët janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësitë kur është e nevojshme.” Është ende herët për të nxjerrë një përfundim përfundimtar, por fillimisht Danks, mund t’i përkushtohet përgatitjes së ndeshjes së të shtunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat