Fabregas: Jemi pjesë e historisë

Futboll

Fabregas: Jemi pjesë e historisë

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 13:57
Çesk Fabregas

Në një kohë kur Europa e futbollit përkulet përpara “Bukurisë së Madhe” dhe mediat në të gjithë kontinentin garojnë për të gjetur superlativat më të mëdhenj, Çesk Fabregas merr rolin e atij që ul entuziazmin.

Nëse nuk do të ishte bërë futbollist, trajneri spanjoll mund të ishte përshtatur fare mirë me këtë rol, aq e madhe është aftësia e tij për të shuar entuziazmin dhe për t’i kthyer të gjithë me këmbë në tokë pas një arritjeje të paimagjinueshme.

Komoja e tij fantastike ka shkatërruar Lensin me rezultatin e jashtëzakonshëm 9-1 në transfertë, duke shkruar një faqe të papërsëritshme historie.

Asnjë skuadër nuk kishte shënuar më parë nëntë gola jashtë fushe në këtë kompeticion dhe asnjë ekip italian nuk kishte fituar me një diferencë kaq të madhe. Një sukses që e ngjit skuadrën nga rajoni i Lombardisë në vendin e katërt të renditjes së Ligës së Kampionëve, me 9 pikë, përpara gjigantëve si Barcelona dhe pas vetëm Paris Sent-Zhermenit, Real Madridit dhe Arsenalit.

Megjithatë, përpara kamerave, Fabregas nuk e humb qetësinë. Pas ndeshjes, në një intervistë të dhënë pas mbërritjes gjatë natës, trajneri e analizoi sfidën me gjakftohtësi: “Jemi pjesë e historisë. Ishte një mbrëmje e paharrueshme për tifozët tanë dhe për klubin.

Gjithçka shkoi në favorin tonë, por rezultati 9-1 është diçka që nuk ndodh në futboll. Një gjë e tillë mund të të ndodhë maksimumi një herë në jetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat