Harry Kane befason

Futboll

Harry Kane befason

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 14:00
Futbollisti Harry Kane

Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka shprehur dëshirën që çmimi prestigjioz i Topit të Artë të jetë pjesë e muzeut të Bayern Munichut, në mënyrë që të gjithë tifozët e klubit bavarez të kenë mundësi ta shohin nga afër.

Kane beson se muzeu i klubit është vendi i duhur për ta ekspozuar këtë trofe, duke e konsideruar atë një çmim që duhet të jetë i qasshëm edhe për përkrahësit e skuadrës.

“Besoj se aty është vendi ku i takon të jetë.

Gjithashtu, në mënyrë që tifozët të mund ta shohin”, ka deklaruar sulmuesi anglez.

Me këtë dëshirë, Kane tregon se dëshiron që një çmim i tillë të mos mbetet vetëm në koleksionin e tij personal, por të jetë pjesë e historisë dhe krenarisë së klubit bavarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat