Liverpooli është kthyer me pikë të plota nga Londra, duke triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së 10-të të Premier League.
Golin e epërsisë, 0:1, Liverpooli e realizoi në minutën e 40-të. Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje të lirë, duke dërguar një harkim të saktë në zonë, ku Alexis Mac Allister u ngrit më lart se të gjithë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Ndërkohë, në minutën e 54-t, Liverpooli dyfishoi epërsinë. Bradley Barcola asistoi me një pasim të saktë në thellësi të zonës, ndërsa Florian Wirtz u tregua i saktë me një goditje të ulët në këndin e poshtëm të majtë të portës, 0:2.
Isak në minutëm e 89-të realizoi për 0:3.
Nketiah shënoi nga penaltlia në minutën e 90+5 dhe ngushtoi humbjen në 1:3.
Me këtë fitore, pas javës së 10-të në Premier League, Liverpooli renditet në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Crystal Palace ndodhet në fund të tabelës, në pozitën e 20-të, me vetëm shtatë pikë.