Plas pas ndeshjes në Korçë

Futboll

Plas pas ndeshjes në Korçë

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 20:49
Pamje nga ndeshja

Fundi i ndeshjes mes Dinamos dhe Skënderbeut në Korçë është shoqëruar me momente të tensionuara.

Nëse nga një anë ishin korçarët që festonin suksesin 2-0, dinamovitët kanë dalë shumë të tensionuar nga fusha e lojës.

Kjo u pa qartë edhe nga reagimi i Bruno Ditës, një futbollisti i cili ka qenë pjesë e Skënderbeut në vitet kur kjo skuadër shkëlqente edhe në Europë nën drejtimin e Ilir Dajës

Duke dalë nga fusha e lojës, Dita, i cili tashmë është kapiten i Dinamos, nuk u kursye ndaj personave që e ngacmonin në tribunë, të cilët ia kthyen po me të shara në momente tensioni në fund të sfidës në Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat