Servette dëshiron të shënojë edhe në Romë

Futboll

Servette dëshiron të shënojë edhe në Romë

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 11:22
Kundër Leuvenit, kjo pamje u përsërit pesë herë, Servette

Ndeshja e katërt në Ligën e Kampionëve, Servette Chenois udhëton të martën drejt Romës, ku e pret AS Roma, skuadra ku luan edhe Alayah Pilgrim.

Golave nuk u ka munguar asnjëherë skuadrës së Servette Chenois në paraqitjet e saj në Ligën e Kampionëve. Në dy ndeshjet e para, zviceranet kishin shënuar pak gola (humbje 0:8 kundër Lyonit dhe 1:5 kundër Koge), por në xhiron e tretë arritën të çliroheshin nga presioni.

Fitorja 5:1 kundër kampioneve të Belgjikës, Leuven, ishte njëkohësisht edhe fitorja e parë e tyre në historinë e pjesëmarrjes në këtë kompeticion prestigjioz.

Servette dëshiron ta bartë këtë momentum edhe në Romë, ku të martën në mbrëmje e pret kampionia e Italisë.
AS Roma u themelua vetëm në vitin 2018, por menjëherë u bë pjesë e elitës së futbollit italian. Deri më tani, skuadra romake ka fituar tri Kupa dhe tri tituj kampionë të Italisë.

Në paraqitjen e saj të parë në Ligën e Kampionëve, Roma arriti deri në çerekfinale, ndërsa në tri pjesëmarrjet e mëvonshme u eliminua në fazën e grupeve, përkatësisht në fazën e ligës.

Edhe këtë sezon, situata nuk duket veçanërisht e favorshme për skuadrën ku luan futbollistja e Kombëtares së Zvicrës, Alayah Pilgrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat