Kthesa

Futboll

Kthesa

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 11:43
Skuadra e futbollit Real Madridi

Real Madridi e ka përjetuar një ndryshim të madh brenda më pak se një muaji.

Nga një skuadër e mbushur me dyshime dhe kritika, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho është shndërruar në një grup që po fiton dhe po bind me paraqitjet e tij.

Humbja në derbin ndaj Atletico Madridit në fund të shtatorit kishte ngritur pikëpyetje edhe për të ardhmen e Mourinhos, shkruan “Mundo Deportivo”..

Megjithatë, kthesa nisi pas fitores dramatike ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, kur madrilenët përmbysën rezultatin nga 1:3 në 4:3.

Ajo ndeshje duket se ishte momenti kur skuadra filloi të funksiononte si një ekip i vërtetë.

Një rol të rëndësishëm në këtë ndryshim ka pasur edhe mungesa e Vinicius Juniorit, i cili ishte i pezulluar.

Diomande ka shkëlqyer në krahun e majtë, ndërsa Arda Guler dhe Bernardo Silva kanë krijuar një ekuilibër të ri në mesfushë.

Edhe vendosja e Federico Valverdes si mbrojtës i djathtë ka dhënë rezultate pozitive.

Fitorja në El Clasico ndaj Barcelonës, triumfet ndaj Sevillas e Leipzigut dhe një tjetër përmbysje në Champions kundër AEK-ut e kanë çuar Real Madridin në tetë fitore radhazi.

Tashmë, shqetësimi kryesor i Mourinhos është që ndërprerja e kampionateve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve të mos e ndërpresë këtë ritëm pozitiv..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat