Cucurella e thumbon Yamalin

Futboll

Cucurella e thumbon Yamalin

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 12:16
Marc Cucurella në duel me Lamine Yamal

Marc Cucurella ka folur për duelin me Lamine Yamal në El Clasicon e fundit, ku Real Madridi triumfoi 2-1 ndaj Barcelonës.

Mbrojtësi spanjoll arriti ta neutralizonte yllin e katalunasve, i cili para ndeshjes kishte deklaruar me shaka se do ta mundte Cucurellan në përballjen mes tyre.

I pyetur për deklaratat e Yamalit, Cucurella u tregua i rezervuar, shkruan “Diario Sport".

“Nuk kam asgjë për të thënë. Nuk më pëlqen të flas apo të mburrem, më pëlqen të qëndroj i qetë dhe të bëj punën time.

Zhvillova një ndeshje të mirë dhe me siguri do të përballem edhe shumë herë me të”, u shpreh ai.

Cucurella pranoi se në të ardhmen do t’i duhet të vuajë në duelet me Yamal, ndërsa vlerësoi edhe cilësitë e sulmuesit të Barcelonës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat