Gerrard bën krahasimin e bujshëm

Futboll

Gerrard bën krahasimin e bujshëm

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 23:43
Steven Gerrard k dhe Lamine Yamal

Steven Gerrard ka bërë një vlerësim të fortë për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e krahasuar me dy legjendat e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ish-kapiteni i Liverpoolit beson se sulmuesi 19-vjeçar është më i zhvilluar futbollistikisht sesa Messi dhe Ronaldo në të njëjtën moshë, duke u mbështetur te paraqitjet dhe ndikimi që ka pasur në futbollin e nivelit të lartë.

“Është më i avancuar se Ronaldo kur ishte 19 vjeç. Kam luajtur kundër Messit kur ishte ende i ri dhe mendoj se edhe në krahasim me të, Yamal është më i avancuar”, u shpreh Gerrard në emisionin “The Overlap Daily”.

Legjenda angleze vlerëson se talenti i yllit të Barcelonës është i jashtëzakonshëm dhe se ai ka potencialin për të arritur nivelin e dy futbollistëve që kanë dominuar futbollin botëror për më shumë se një dekadë.

Megjithatë, Gerrard theksoi se sfida më e madhe për Yamalin do të jetë ruajtja e urisë për sukses dhe vazhdimësia në performanca.

Sipas tij, pikërisht qëndrueshmëria në nivelet më të larta është ajo që e dallon një talent të madh nga një legjendë e futbollit.

Krahasimi i Gerrardit vjen në një periudhë kur Yamal po konsolidohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barcelonës dhe një prej talentët më të spikatur të brezit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat