Lojtari kroat ankohet pas humbjes nga Anglia

Futboll

Lojtari kroat ankohet pas humbjes nga Anglia

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 23:18
Futbollisti i Kroacisë, Nikolla Vlashiq

Futbollisti i Kroacisë, Nikolla Vlashiq, ka shprehur pakënaqësinë e tij me gjykimin në ndeshjen ndaj Anglisë, të cilën kroatët e humbën me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

Me këtë humbje, Kroacia e humbi edhe matematikisht mundësinë për t'u kualifikuar në çerekfinale. Tani, kombëtarja kroate e pret ndeshja e fundit ndaj Çekisë, më 15 nëntor, ku do të luftojë për të siguruar qëndrimin në Ligën A.

Pas ndeshjes, Vlashiq kritikoi gjyqtarin, duke pretenduar se vendimet e tij ishin në favor të Anglisë.

“Ne ishim të mirë. Mendoj se në pjesën e parë patëm paksa shumë respekt për kundërshtarin.

Në pjesën e dytë krijuam raste dhe mund edhe të fitonim, por mendoj se sot gjyqtari ishte paksa në anën e tyre.

Nuk mund të largohem nga përshtypja se neve nuk do të na akordonin kurrë një penallti të tillë”, deklaroi Vlashiq për televizionin “Nova TV”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat