Reagon edhe Trabzonspori

Futboll

Reagon edhe Trabzonspori

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 11:08
Futbollisti Ernest Muçi

Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë. Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë.

Trabzonspori i kushtoi një postim Muçit. “Urime për futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 në Ligën e Kombeve”.

Në postim vërehet edhe një koment, i cili ka fituar shumë pëlqime. “Ai shënoi një gol të pabesueshëm.

E pashë të gjithë ndeshjen. Muçi është në një tjetër nivel. Mashalla, vazhdo njësoj”.

Turqit po e ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë me vëmendje të madhe. Dhe shkak është bërë pikërisht Muçi, që i shpërbleu mbrëmë me gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat